(2L ONLINE) – Zyrtarë të shtabit zgjedhor të AAK-së në Gjilan, bëjnë të ditur se bazuar në të dhënat e marra nga vëzhguesit në teren, gjatë ditës nuk ka pasur asnjë incident apo pengesë në procesin zgjedhor.
Sipas shtabit, dalja e qytetarëve në votim ka qenë më e ulët në krahasim me përqindjen e zgjedhjeve lokale 2013, megjithatë mbarëvajtja zgjedhore mbetet për tu përshëndetur.
Në të njejtën kohë, Aleanca në Gjilan falenderon të gjithë qytetarët e Gjilanit për angazhimin e tyre dhe përkrahjen gjatë këtyre dy proceseve të fundit zgjedhore duke uruar që e gjithë kjo punë dhe angazhim të jetë vetëm në të mirë të tyre dhe askujt tjetër./2L ONLINE/