Sot, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, iu bashkuan afër 50 anëtarë të rinj, duke e konsideruar si adresë të vetme që ofron zgjidhje për probleme të shumta që ballafaqohet Kosova, thuhet në komunikatën e këtij subjekti politik.
Kreu i AAK-së njëherit kryeminjstër i Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me të parin e këtij subjekti në Gjilan, dhe zëvendësministrin e Infrastrukturës, Rexhep Kadriun, uruan anëtarët e rinjë që iu bashkuan rrugëtimit të AAK-së. Kryeministri Haradinaj tha se “aderimi i sotëm i dhjetëra të rinjve, ekspert të fushave të ndryshme, e forcon vizionin për Kosovën”.
Rexhep Kadriu, kryetar i degës së AAK-së në Gjilan, dhe zëvendësministër i Infrastrukturës, faleminderoi anëtarët më të rinjë të aleancës, duke i ofruar terren të mjaftueshëm për ta dhënë kontributin e tyre në dobi të të përgjithshmes. ” Ne kemi dëshmuar në vazhdimësi se jemi shkollë e re dhe e kohës në qeverisje. Poashtu, kemi dëahmuar se jemi të hapur për njerëzit që duan të japin kontributin e tyre në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Qeveria Haradinaj çdo ditë po e bënë Kosovën më të përshtatshme për jetë, dhe më të matshme me vendet e zhvilluara”, tha Kadriu.
Ndryshe, kryeministri Hardinaji shoqëruar nga Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, zëvendësministri Rexhep Kadriu, deputet të Kuvndit të Kosovës, kanë inspektua punimet në Autostradën e Gjilanit për të parë nga afër dinamikën e punës.
Në mbrëmje, Haradinaj ka realizuar një takim me strukturat e AAK-së, duke i faleminderuar për besnikrinë përgjatë dy dekadave gati ndaj subjektit të cilin e drejton. Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, ministri Lekaj, Rexhep Kadriu dhe Ahmet Isufi, informuan strukturat e partisë për projektet që janë realizuar dhe ato që janë të parapara të realizohen deri në fund të këtij viti dhe gjatë vitit të ardhshëm.