(2LONLINE) – Kryetari i zgjedhur Gjilanit Lutfi Haziri ka pritur sot në selinë e LDK-së një delegacion të degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i kryesuar nga kryetari i saj, Rexhep Kadriu.
Qëllimi i vizitës ka qenë urimi për kryetarin Haziri për fitoren në zgjedhjet e 1 dhjetorit. Kryetari i degës së AAK-së, Rexhep Kadriu i ka dëshiruar suksese dhe shëndet kryetarit Haziri gjatë mandadit katër vjecar si kryetar i gjilanasve.
Haziri ka falënderuar Kadriu për vizitën duke thënë se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Gjilanit dhe do të punojë ndershëm gjatë mandatit 4 vjecar.
Ndërkohë, edhe një delegacion i klubit të futbollit “Drita” kanë uruar kryetarin Haziri, duke i dëshiruar suksese gjatë udhëheqjes së Komunës në këtë mandat.
Vizita me karakter urimi kryetari Haziri po ka vazhdimisht me qytetarët gjilanas, të cilët po e shprehin gëzimin dhe entuziazmin për zgjedhjen e tij kryetar i Gjilanit, duke besuar vizionin e LDK-së për qeverisjen e mirë të Gjilanit, thonë zyrtarë për informim të LDK-së. / 2lonline/