Koalicioni AAK-PSD në Gjilan, edhe zyrtarisht bëri hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohëshme nacionale që do të mbahen me 6 tetor 2019.
Demokracitë kanë nevojë që herë pas here të testojnë institucionet e vendit, ndërsa kjo bëhet vetëm përmes mekanizmit të votës, dmth duke u rikthyer tek sovrani. Ky process zgjedhor është i një rëndësie të veçantë, për faktin se si I tillë po konsiderohet si referendum.
Si koalicion AAK-PSD, bëjmë thirrje fillimisht tek struktura jonë, anëtarësia jonë, dhe më pastaj tek rivalët në këtë garë, për një fushatë demokratike, të qetë, serioze, pa etiketime e pa fyerje, por gjithnjë duke garuar përmes ofertave.
Nga sot, e përgjatë 10 ditë fushatë, do ta kemi rastin të njihemi me programin që ofron koalicioni ynë AAK-PSD, të njihemi me kandidatët për deputetë në listën e këtij koalicioni nga Gjilani, dhe bashkërisht ti japim vulën e fitores koalicionit AAK-PSD me kryeministër liderin tanimë të dëshmuar, Ramush Haradinaj.
Zyra për Informim e Shtabit Zgjedhor AAK-PSD
e sponsorizuar