Procesi zgjedhor deri në këto momente në Komunën e Gjilanit është zhvilluar mirë, qytetarët po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese, dhe nuk kemi ndonjë informacion për ndonjë incident që mund ta prishë mbarvajtjen e procesit.
Bëjmë thirrje tek qytetarët që këto pak orë sa kanë mbetë në dispozicion, masovikisht të dalin në votime. Është proces shumë i rëndësishëm për Kosovën, po aq sa edhe dalja e qytetarëve në përqindje të madhe për të votuar.
Zyra për Informim e AAK-PSD