Në takimin me banorët e Pogragjës, Llovcës e Bilinicës, u pa qartë se kujt i besojnë qytetarët. Ramush Haradinaj po konsiderohet lider që nuk shkelë mbi të drejtën e popullit dhe shtetit, pavarësisht presioneve, qofshin ato nga jashtë apo nga brenda. Kosova do të jetë 100% shtet, dhe nuk ka rikthim në situatë të para 17 shkurtit të 2008-se.
Qeveria Haradinaj për dy vite ka arritë të kryej punë e mbyllë tema shumfishin e atyre që janë kry përgjatë dy dekadave gati. Premtimet e dhëna në fushatën e zgjedhjeve të fundit nacionale, janë realizuar disa herë më shumë se në çdo mandat tjetër dhe nga kushdo që ka qeverisë me vendin.
Zgjedhjet e 6 tetorit janë më shumë se thjeshtë zgjedhje, janë referendum, janë mundësi për tu përcaktuar se çfarë Kosove duam. Populli është shumë i vetëdijshëm për temat që e presin vendin, sikurse që është i vetëdijshëm edhe për atë se në cilën adresë është zgjidhja; Ramush Haradinaj Kryeministër.
Zyra për Informim e Shtabit Zgjedhor AAK-PSD
e sponosrizuar