Gryka e Karadakut mirëpriti kandidatët për deputetë nga koalicioni AAK-PSD nga Gjilani. Kjo është pesëshja që do ta përfaqësojë denjësisht Gjilanin në nivelin qëndror.
Haradinaj si kryeministër, ka arritë të krijojë standard të ri në qeverisje, dhe kjo tanimë pranohet nga të gjithë, disa hapur e disa në heshtje.
Nuk do të ketë më qeveri e cila vepron në mënyrë selektive me komunat, me qytetarët. Kosova tani është në binarët për tu bërë shtet normal, ndërsa 6 tetori është dita kur qytetarët vendosin ta bëjnë Kosovën përveç 100% shtet, edhe të respektuar nga shtetet mike.
Kosova nuk do ti jep mundësi qeverisje atyre që me vetëdije e kanë rrezikuar në tavolina negociatash përmes një dialogu të pa barabartë. Populli e shteti duan qeveri dhe një kryeministër i cili këmbëngulë në të drejtën e shtetit.
Ndryshe, të martën me datë 01.10.2019, me fillim nga ora 18:00, në parkun e lagjes “Dardania” në Gjilan, Koalicioni AAK-PSD mban tubimin e madh me qytetarë.
Zyra për Informim e Shtabit Zgjedhor AAK-PSD
e sponsorizuar