Në vazhdën e takimeve mobilizuese për zgjedhjet e tetorit, kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, rexhep Kadriu takoi strukturën e nëndegës “Arbëria III”.
Si asnjëherë më parë po ndodh një mobilizim për fitore. Kosova po përjeton një qeverisje krejt ndryshe, e cila po prekë direkt në arterie të ndryshimit për së mbari të të udhëhequrit me vendin.
“Është kryeministri Haradinaj ai i cili e nisi ndryshimin në Kosovë, e pas 22 tetorit AAK-ja do ta sjell edhe në Gjilan ndryshimin. Projekti ynë për një komunë shembull, po krijon panik tek kundërkandidatët tanë, të cilët thellë në ndërdije e pranojnë se Gjilani ndryshon veç me AAK-në dhe listën e saj për asamble. Ne kemi aftësi, projekte, ndershmëri, dhe kemi frikë Zotin, prandaj qytetari dhe mirëqenia e tij janë fokusi ynë”, tha Rexhep Kadriu.
Sponsorizuar nga AAK