Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, ndihet e tronditur me lajmin për vdekjen e anëtares së saj, Xhylie Kadriu-Hajdari.
“Ikja e hershme në amshim e Xhylie Kadriu-Hajdari, është dhimbje e madhe fillimisht për familjen, për rrethin ku punoi, dhe për ne si subjekt politik, si një aktiviste e devotshme dhe e respektuar”, thuhet në ngushëllimin e këtij subjekti politik, të cilës i takonte e ndjera.
Përndryshe, familja ka njoftuar se varrimi i të ndjerës Xhylie Kadriu-Hajdari, e cila ndërroi jetë të dielën e 15 prillit, do të behet sot, me ikindi, në varrezat e fshatit Burincë.