(2LONLINE) – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës- Dega në Gjilan Rexhep Kadriu, nënkryetari i AAK-së në nivel qendror Ahmet Isufi si dhe anëtarë të strukturës së AAK-së në Gjilan, të mërkuren kanë bërë homazhe pranë varrit të dëshmorit të kombit Reshat Ymeri, rënë për lirinë e vendit më 29.01.1990, për të shprehur nderin dhe respektin për veprën e pavdekshme të tij.
Kryetari Kadriu ka shprehur mirënjohjen e tij në emër të Aleancës në Gjilan dhe respektin e madh për dëshmorët e kombit, të cilët dhanë jetën e tyre, për të gëzuar ne lirinë që kemi sot.
“Lavdi i qoftë dëshmorit Reshat Ymeri dhe të gjithë atyre dëshmorëve që u flijuan për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne. Tani është koha, që ne me punë ta vazhdojmë rrugën që ata kanë nisur vite më parë”, ka thënë Kadriu. /2lonline/