Sharl De Gol la porosinë testamentare: “Nuk dua varrim shtetërorë, as ministra e as deputetë në varrim. Nuk dua mirënjohje gjatë jetës, e as pas vdekjes. Nëse më ndani ndonjë mirënjohje, dijeni se është kundër dëshirës sime”.
Javë më parë, iku nga kjo botë ndër të fundit humanistë, Shukri Sylejmani i njohur gjithandej si Shuka- Meni. Shumë i dha kësaj shoqërie, asgjë nuk mori nga ajo. Iku i heshtur sepse i tillë ishte në jetë.
Në kohët më të rënda për popullin tonë, atëherë kur vinte në shprehje ekzistenca biologjike e tij, njerëzit me shpirt të madh ishin aty për të ndihmuar të tjerët. Mendja e Shukës ishte harlisur pas mbijetesës së këtij populli duke i dhënë një përkrahje të jashtëzakonshme në të gjitha poret e jetës, e në veçanti në sportin kosovar.
Në këtë mënyrë mbante gjallë frymën institucionale të shqiptarëve. E tërë qenia e tij ishte vënë në funksion të kësaj kauze. Si duket i ndikuar nga rrethanat e kohës i kishte tejkaluar limitet e veta financiare, kishte harruar vetveten ne shërbim te të tjerëve, po ja qe i tillë ishte personaliteti i tij. Ja qe jeta ka ngritjet dhe rëniet e saj,
Shuka i dikurshëm mbeti nen hijen rrethanave te kohës dhe biznesmenëve te pas luftës. I harruar nga te gjithë, mbeti i anatemuar nga shumica dërmuese e kësaj shoqërie, u treten te gjithë ata shoke qe ishin te pandarë me Shukën, ata te cilët Shukën e shihnin si shpëtimtar kur ishte nevoja, mbeti i vetëm, dhe i tillë iku
Ne si shoqëri si duket harrojmë shpejt, falim shpejt, por edhe të mirat i harrojmë shpejt. Shukës nuk iu dha tretmani i duhur.
Nuk i doli kush në ndihmë kur ai preokupohej me probleme dhe trauma të mëdha. Nuk ia afroi askush dorën e ndihmës, përkundër asaj që Shuka i ndihmonte të tjerët. Si duket në rastin e Shukës nuk funksionoi fenomeni i karmës hinduse “bënë mirë gjen mirë”, por ja që jeta nganjëherë di të jetë e padrejte.
E njëjta histori e dhimbshme ishte edhe me Selami Osmanin, i njohur si Bezi. Ai ishte karakter tjetër me i zhurmshëm, me impulsiv, por dorëlirë si rrallë kush. Edhe Bezi me tërë qenien e vetë ishte dhënë pas kërkesave të kohës.
Nuk hezitonte te ndihmonte aty ku kishte nevoje. Edhe monedhën e fundit e dha për kauzën e kohës, po si duket edhe Bezi kishte harruar veten dhe të dashurit e tij.
Në kohën kur këta dy ishin në zenitin e suksesit, të ndikuar nga rrethanat e kohës, si dhe nga mentaliteti egocentrik ballkanik, patën një rivalitet të pashoq në sportin kosovar.
Dhanë shuma marramendëse për të dominuar këtë rivalitet.
Si duket rivaliteti mes tyre vazhdon edhe më tutje atje lartë! /2LONLINE.com/
/Fitim Guda është anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit/