Policia vazhdon me shqiptimin e gjobave në bazë të ligjit të pandemisë, edhe 712 të tilla në 24 orët e fundit

Policia vazhdon me shqiptimin e gjobave në bazë të ligjit të pandemisë, edhe 712 të tilla në 24 orët e fundit

Statistikës ditore të Policisë së Kosovës, për shqiptimin e gjobave për shkelësit e rregullave në trafik, iu kanë shtuar edhe ato që kanë të bëjnë me ligjin për pandeminë COVID-19, transmeton 2LONLINE.com.

Brenda 24 orëve janë shqiptuar 712 tiketa në bazë të ligjit që ka të bëjë me pandeminë COVID-19, ndërkohë që tiketa të trafikut të shqiptuara janë 905.

Përndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, duke iu referuar statistikave policore, kanë ndodhur 15 aksidente me të lënduar dhe 28 me dëme materiale por pa të lënduar.

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 26 persona, 12 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, 5 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/

KOMENTE