Rikthimi në politikë e ish shefit të listës serbe dhe njëherësh edhe ish ministër i Kthimit në qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq është duke u parë me një dozë frike.
Ditë më parë Indeksonline.net raportoi se Jabllanoviq kishte kontakte sekrete me përfaqësues të misionit sekret rus, me përfaqësuesin e shërbimit informativ ushtarak rus Georgi Kljeben, kurse në formë indirekte dhe direkte edhe me Andrej Lisovoj, shef i zyrës ruse në Prishtinë.
Telenews.al ka siguruar disa fotografi të Aleksandar Jabllanoviqit i cili kishte vizituar Rusinë. Një burim brenda institucioneve të sigurisë ka treguar për Telenews.al, se Jabllanoviq ka marr detyra konkrete nga shërbimi sekret rus.
“Aleksandri disa herë e ka vizituar shtetin rus, dhe ne kemi informata se ai atje është takuar më zyrtar të shërbimit, ka marrë detyra si të vepron dhe si të sillet, për këtë ai është person i dyshimtë” thotë burimi.
Jabllanoviq nuk i ka mohuar e as pohuar pretendimet e mediave se ai ka kontakte të mira me shtetin rus.
Ndryshe Aleksandar Jabllanoviq ishte shef i Listës Serbe dhe ministër për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e kryeministrit Isa Mustafa.
Ai ishte shkarkuar pasi kishte fyer nënat gjakovare dhe presionit nga protestat e organizuara në gjithë vendin.
Aleksandar Jabllanoviq së fundmi ka marrë timonin e listës serbe dhe pas vete ka tre deputet, njëri ndër ta është Sllobodan Petroviq, të cilin Jabllanoviq e ka caktuar si personin kontaktues të listës serbe.
Ndikimi rus ka filluar të tregoj frytet e para!
BURIMI: Telenews.al