(2L ONLINE) – A po i ndodhë Kosoves Čubrilovići Shek.21.Shikone sa shumë i ngjanë elaborati i tijë ( Vasa Čubrilović ) të cilin e kishte shkruar në vitin 1937 për qeverinë e Stojadinović për dëbimin e Shqiptarëve ,asajë çfarë po i ndodhë Kosoves në ditët tona!! Nga përkthimi që I kam bërë nji pjesëze të textit origjinal-Gjermanisht,(Të cilin na e ka lënë në dispozicion miku ynë Fahri Xharra) Na dalin në pah të tëra përpjekjet anti shqiptare,të cilat sot e kësaj dite përdoren si udhërrëfyese për ç’orientimin,dobësimin,e influences shqiptare sidhe dëbimin e tyre si qëllim madhor I çarçeve antishqiptare.Prandaj kujdes të gjithë atyre që kanë menduar se kjo gjë ka marrë fund njiherë e mirë! Shih textin e maposhtëm.Në Gjermanishte dhe të përkthyer.
Në foto shqiptarët e dëbuar nga pashalluku I Beogradit duke arritur në Stamboll (1912)
Gjermanisht:
***
Bekanntlich unterwerfen sich die mohammedanischen Massen im allgemeinen sehr schnell einem Einfluß, insbesondere einem religiösen; sie sind abergläubisch und fanatisch. Von daher ist vor allem erforderlich, daß wir, um die Albaner vertreiben zu können, ihren Klerus und die einflußreichen Leuten durch Geld oder Drohungen auf unsere Seite ziehen. Man muß so schnell wie möglich Agitatoren finden, die für die Vertreibung Propaganda machen; es wäre natürlich gut, wenn die Türkei selbst uns welche überließe. Sie müssen die Schönheit der neuen Gegenden in der Türkei, das leichte und behagliche Leben beschreiben, religiösen Fanatismus in den Massen schüren und den türkischen Nationalstolz wecken. Unsere Presse kann kolossale Dienste leisten, indem sie die bequemen Umsiedlungen der Türken aus Dobrudscha und ihre gute Stabilisierung in den neuen Gegenden beschreibt. Mit diesen Beschreibungen würden bei unseren albanischen Massen die nötigen Vorbedingungen für die Vertreibung geschaffen werden.
Shqip:
***
Siq është e njohur,masat muhamedane i nënshtrohen shumë shpejtë një ndikimi,posaqërisht atij religjioz;Ata janë bestyt edhe fanatik.Kështu që për me i dëbua shqiptarët ashtë e nevojshme,që ne ti bajmë për vete,klerin dhe personat e tyre me ndikim,përmes parasë ose kërcënimit.Neve na duhet që sa më shpejtë të jetë e mundur të gjejmë agjitatorë,të cilët do banin propagandë dëbimi.Do ishte natyrisht,mirë nëse Turqia disa nga ta do na I vënte në dispozicion.Ata do kishin për detyrë që të propagandonin,bukuritë e zonave të reja turke,pastaj jetesën e lehtë dhe të rehatshme.Të nxisin Fanatizmin religjioz midis masave,dhe të zgjojnë krenarinë nacionale Turke.Shtypi ynë ka mundësinë të bajë shërbime kolosale duke përshkruar zhvendosjen e lehtë të turqve nga Dobrugja dhe stabilizimin e mirë në zonat e reja. Me këto përshkrime,midis mases/popullatës sonë Shqiptare do krijoheshin parakushtet e nevojshme për dëbimin e tyre.
/Xhelil ARIFI/