Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA parimisht i ka bërë edhe një favor Cristiano Ronaldos. FIFA e kishte caktuar datën 15 nëntor si datën e fundit që kur kapitenët dhe trajnerët kishin drejtë vote për kandidatin e tyre për Topin e Artë.
Por FIFA tani ka vendosur që data të shtyhet deri më 29 nëntor. Mediat katalonase e kanë vlerësuar si favor të madh për Ronaldon pasi që një gjë e tillë në FIFA nuk ka ndodhur kurrë.
Kjo pasi që Ronaldo po kalom formë të lartë javëve të fundit dhe mund ta ndihmojë atë që shumë votues të ndërrojnë mendje në votën e tyre duke e votuar maksimalisht yllin portugez.