(2LONLINE) – Në ora 20 e 18 minuta, nga shumë qytetarë gjilanas pretendohet të jenë ndier lëkundje të lehta të tokës. Së paku qytetarët e Lagjes Zabel të Gjilan pretendojnë se një lëkundje e lehtë, në qastë, ka bërë që ata të dalin nëpër ballkonet e tyre. Kjo dalje e tyre nëpër ballkone më tepër sikur ishte për të parë njëri tjetrin e për të verifikuar, se a e kanë ndier me të vërtetë këtë lëkundje toke, apo mos iu është dukur. Sidoqoftë , zyrtare ende nuk ka asgjë për momentin, ndonëse edhe nga tjera lagje pretendohet se për një qastë është ndier një e lëkundur. /2lonline/