(2LONLINE) – Tanimë është e qartë se ndërtimet piramidë ndër civilizime të vjetra kanë qenë të përhapura gjithandej globit. Përveç atyre tashme shumë të njohurave si ato të Egjiptit dhe atyre në Amerikën Latine së fundi është gjetur një piramidë e cila quhet piramida e diellit ne Visoko në Bosnje.
A ka edhe këtu ndër ne në Kosovë, piramida ku dihet se këto troje janë të banuara qysh në lashtësi?!!!
Shumë afër fshatit Ponesh të Gjilanit gjendet një masiv i quajtur çukë i cili po të shikohet nga distanca duket mu si piramidê.
Thuhet se nga aty, banoret përreth furnizohen me gurë për ndërtime të ndryshme, e të cilët dallohen për cilësi dhe janë të mëdhenj.
A janë gurët me të cilët është ndërtuar vet piramida? Tani për tani mund vetëm të spekulojmë përderisa nuk behet ndonjë hulumtim më i thellë i vetë terrenit dhe ndonjë legjendë që mund të rrëfehet eventualisht ndër banorët përreth. /xhelil arifi/