(2L ONLINE) – Viti i ri shkollore edhe në komunë ne Gjilanit do të nis të hënën me 1 shtator. Por, sa janë shkollat Gjilanit të sigurta, në aspektin e higjienës, në mungesë të realizimit të projektit të DDD-së (Dezinsektim, Dezinfektim Deratizim), i cili kësaj here nuk është kryer për shkak të anulimit të tenderit dhe proceseve që po zhvillohen rreth kësaj çështjeje.
Nazmi Musa, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), i pyetur nga Portali 2L ONLINE, rreth kësaj çështje nuk dha ndonjë përgjigje konkrete, por megjithatë ngriti si shqetësim gjendjen higjienike në shkollën e mesme të ultë “Bajram Curri”, në Shurdhan të Gjilanit, ku sipas tij shkolla është e vjetër dhe mund të ketë shqetësime të tilla. Për këtë qëllim ai tha se ka kërkuar masa dhe pret që zyrtarë përkatës për këtë çështje nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ta bëjnë një vlerësim dhe të ndërmerren hapat e duhur.
Ndërkohë. Musa ka bërë me dije se në këtë fshat do të ndërtohet shkolla e re që pritet të fillojë brenda këtij viti shkollor. Përndryshe, në këtë shkollë mësimet i ndjekin nxënësit e këtij fshati dhe të atyre përreth. /2L ONLINE/