/2L ONLINE/ – Tema e mundësisë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme , ka dominua këtyre ditëve dhe shkak për të ka qenë një deklaratë e kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili kishte thënë se zgjedhjet mundë të jenë zgjidhje në këtë situatë nëse liderët do të merën vesh. Në fakt më se paku do t’i dëshironte zgjedhjet vet lideri i PDK-s në situatën në të cilën po kalon PDK-ja, momentet më të vështira qysh prej se kur është themeluar, për shkak edhe të konsumimit prej tri mandateve në pushtet, skandaleve, aferave të ndryshme, korrupsionit dhe krimit të organizuar që e kanë karakterizua këtë parti në këto mandate qeverisëse.
Arsyet pse lideri PDK-s është deklarua në favor të zgjedhjeve të jashtëzakonshme mundë të jenë të shumta; një arsye mundë të jetë për ta mbajt votuesin e PDK-s të bashkuar ku në këtë parti ka hyrë mosbesimi i ndërsjellë aty më askush askujt nuk i beson. Këtë parti e pret edhe një furtunë e madhe, ajo e Gjykatës Speciale e cila pritet që kryesisht ti akuzojë anëtarët e kësaj partie, pasi që PDK-ja e ka përvetësua dhe është thirr si pasuese e UÇK, është e natyrshme që shënjestër e gjykatës speciale të jenë shumica anëtar të PDK-s. Ky fakt u pasqyrua edhe në seancën e fundit të jashtëzakonshme ku PDK kërkojë rezolutë për mbrojtjen e vlerave të UÇK-s dhe kundër dënimit të komandantëve të sajë.
Kjo rezolutë u konsiderua si ndërhyrje në sistemin e pavarur të drejtësisë, si nga shoqëria civile e Kosovës ashtu edhe nga Bashkimi Evropian. Njohës të zhvillimeve politike e vlerësuan edhe si sinjal për bashkësinë ndërkombëtare se situata mundë të eskalojë po që se do të akuzoheshin anëtarët me të lart të PDK-s dhe në ketë mënyrë do të vihej në pikëpyetje edhe stabiliteti i përgjithshëm vendit.
Sa herë që aktualizohet mundësia e zgjedhjeve dalin në pah edhe sondazhe të ndryshme që në të shumtën e herëve janë të porositura nga partitë, për të i renditë ata sa më mirë para publikut, por gjithmonë ka edhe sondazhe të paanshme që kanë për qëllim të paraqesin gjendjen reale të gatishmërisë së qytetarëve se po të mbaheshin zgjedhjet për cilën parti do të votonin. Sigurisht se rrethanat në të cilat zhvillohen zgjedhjet ndikojnë në rezultatin e tyre por nuk janë përcaktuese për epilogun e tyre, sepse në Kosovë ende dominon vota tradicionale e LDK-s dhe ajo klienteliste e PDK-s .
Nga shumë përcjellës dhe njohës të zhvillimeve politike ,vlerësohet se PDK e ka marr tatëpjetën dhe se kjo parti në zgjedhjet eventuale nuk mundë të dalë e para. Shumë skandale, korrupsion, kapje e të gjitha institucioneve , ndikimi në drejtësi, afera të ndryshme për një dekadë të tërë e kanë irrituar shumicën e qytetarëve dhe shumica e sondazheve kredibile nuk e nxjerrin parti fituese po që se do të mbaheshin zgjedhjet shpejt. Partia më e madhe aktualisht PDK, nuk do të ishte e para edhe në zgjedhjet e fundit, po të mos i kishte shume parti të vogla në koalicion, edhe pse llogaritej në kulmin e fuqisë së sajë.
Ndërrimi i liderit në parti shpesh mundë të sjellë shpresë të re dhe pritje të mëdha, por figura e z.Thaçi është vështirë e kompensueshme me figurën e z.Veseli, sepse PDK është themeluar nga z. Thaçi dhe partia ka rrugëtua me të, ai ishte më shumë se kryetar në PDK kishte krijuar një lidhje shpirtërore dhe emocionale me votuesit e PDK-s gjë e cila i mungon liderit te ri, ky fakt do të ndikonte jashtëzakonisht shumë në rezultatin e zgjedhjeve eventuale.
Partia e dytë e cila e udhëheqë Qeverinë e Kosovës, LDK-ja ka një elektorat të madh tradicional, por që lidershipi i sajë shpesh nuk ka ditë ta menaxhoj si duhet vullnetin e votuesit të saj dhe shpesh ka ndodhë që votues tradicional të LDK-s mos të votojnë fare, fakt i cili edhe e ka dëmtua partin në zgjedhjet e kaluara. Kjo parti ka pas probleme me lidershipin e sajë kryesisht gjatë procesit zgjedhor partiak, ku pretendentët për postin e kryetarit të partisë shpesh e kanë nda elektoratin e sajë në dysh.
Tani partinë e udhëheqë z. Isa Mustafa, duket se më në fund kjo parti ka fillua të stabilizohet dhe fakti se edhe tani që e udheheq Qeverinë nuk është përfolë për ndonjë skandal apo për afera korruptive me të cilat qytetarët ishin mësuar ndër vite sa udhëhiqte PDK .
Po të mbaheshin zgjedhjet në ketë kohë, LDK do të hynte mjaft komode në to dhe me një fushatë të mirë dhe duke i dhënë përparësi figurave të reja të pa konsumuara politikisht, kjo parti mundet shumë lehtë t’i fitojë zgjedhjet. Pas vdekjes të presidentit Rugova, LDK as një herë nuk ka qenë më e konsoliduar, ajo tani udhëheqë edhe me shumë komuna të cilat i ka fituar në zgjedhjet e fundit komunale fakt i cili kësaj partie dhe alektoratit të sajë ja ka rrite vetëbesimin të aspirojë edhe më shumë.
Opozita dhe partia më e madhe opozitare me dy kauzat e saja demarkacioni me Malin e Zi dhe asociacioni i komunave serbe, ku në fillim ishin të bashkuar dhe pretendonin se Qeveria kishte shkelë kushtetutën dhe kishin dhënë territor Malit të Zi, andaj kjo qeveri sipas tyre duhet me dhënë dorëheqje, por opozita nuk arriti ta ruaj bashkëpunimin dhe me vonë u nda.
Vetëvendosja është subjekti me i madh opozitar dhe me i zëshmi sa i përket kundërshtimit të qeverisë, ajo kundërshtimet e veta i bën edhe përmes përdorimit të dhunës kur e konsideron të domosdoshme, si demonstratat, gazi lotsjellës, molotovi e mjete të ndryshme dhe pikërisht përdorimi i këtyre mjeteve të dhunës është tërheqës për një masë të madhe e të rinjve të cilët për shkak të moshës së re nuk kanë asnjë lidhje as me elektoratin tradicional rugovian dhe as me elektoratin e vlerave të luftës të PDK-s.
Si duket Vetëvendosje e ka shënjestëruar shumë me kujdes rekrutimin e elektoratit të moshës së re, i cili elektorat shtohet për çdo vit edhe në kutitë e votimit, sepse mijëra të rinj mbushin tetëmbëdhjetë vite dhe e fitojnë të drejtën e votimit. Sa më tepër rinia të jetë e pa perspektivë, e izoluar, ajo do të kërkojë që kjo gjendje të ndryshojë me çdo kusht dhe këtë rast nuk do ta lërë të iu ikë Lëvizja Vetëvendosje sepse ajo shpreson se duke u rritë pakënaqësia e qytetarëve do të rritet edhe mbështetja për Vetëvendosje.
Partia tjetër parlamentare AAK nga shumëkush konsiderohet si partia e “akraballakit” sepse edhe po t’i shikosh deputetët e sajë, shumica janë në lidhje familjare. Deri vonë, në parlament ishin edhe të dy vëllezërit Haradinaj dhe me të drejt kjo të bën me kuptua, mënyrën më të qartë se si kontrollohen votat e partive.Sidoqoftë kjo parti arrin të mbijetojë në skenën politike dhe arrin çdo herë të jetë një faktor i rëndësishëm edhe për shkak të karizmës të liderit të sajë Ramush Haradinaj, por që kjo parti nuk ka arrit ta bindë qytetarin se është alternativë serioze për të udhëheqë vendin dhe për këtë parti është e rëndësishme të jetë në skenën politike ku eventualisht do të katapultohej në pushtet me ndo një partner më të madh.
Më herët kjo parti kishte synim të vetëm marrjen e postit të kryeministrit por si duket kjo kërkesë tani më nuk është kusht dhe kjo parti në zgjedhje eventuale do t’i bashkohej cilit do partnerë që i fiton zgjedhjet./2L ONLINE/