Referuar të dhënave që i ka ofruar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, për rastet pozitive me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit, mësohet se Gjilanit iu janë shtuar edhe 47 raste të reja me COVID-19, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Bëhet e ditur se prej këtyre 47 rasteve të reja pozitive me COVID-19, në Gjilan janë 33 raste, në fshatrat Livoç i Ulët dhe Llashticë janë nga 3 raste, në Cërnicë e Lladovë nga 2 raste, derisa me nga një rast janë fshatrat: Dobërçan, Kmetoc, Malishevë dhe Shillovë.
Përndryshe, Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, në takimin e fundit, ku kishte vlerësuar situatën e ditëve të fundit sa i përket pandemisë, u ka bërë apel qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës. /2LONLINE.com/