Për çdo 24 orë, nga Policia e Kosovës, raportohet për gjobat që shqiptohen për qytetarë që nuk po i respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore ndaj COVID-19.
Edhe në 24 orët e fundit janë shqiptuar 864 të tilla për qytetarëve që kanë ra ndesh me këtë ligj, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Po ashtu policia ka shqiptuar edhe 935 tiketa për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.
Ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 7 aksidente trafiku me të lënduar dhe 29 aksidente tjera me dëme materiale
Janë arrestuar edhe 10 persona, 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 3 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/