Cdo grua midis të 40-ave dhe 50-ave ka tendencë të shtojë disa kilogramë, por kjo ka më shumë gjasa të ndodhë për shkak të rënies së aktivitetit sesa ndryshimeve hormonale.
Megjithatë, ndryshimet hormonale, shkaktojnë zhvendosje të raporteve në trupin tuaj. Zbuloni sesi të qëndroni elegante, të reduktoni simptomat e menopauzës dhe rrisqet shëndetësore që vijnë nga menopauza.
1. Hani peshk
Sëmundjet e zemrës kanë prirje të shfaqen pas menopauzës, kështu që ju duhet të përpiqeni të konsumoni dy racione peshk në javë (preferohet salmon ose troftë). Vaji i peshkut gjithashtu ndihmon në parandalimin e kancerit të gjirit.
2. Dobësohuni
Nëse jeni mbipeshë mund të reduktoni simptomat e menopauzës dhe rriskun e sëmundjeve afatgjata nga rënia e hormoneve përmes rënies në peshë. Gjithashtu rënia në peshë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit të gjirit, si dhe redukton afshet e nxehta.
3. Rrisni sasinë e kalciumit
Pas të 50 ave sasia e kalciumit që duhet të merrni 1.000 mg deri 1.200 mg në ditë. Nëse ju konsumoni njs filxan qumësht me pak yndyrë dhe 220 gr kos në ditë, ju merrni rreth 1.100 mg kalcium. Kjo do të thotë që duhet të merrni 100 mg kalcium nëpërmjet suplementeve. Nëse konsumoni bulmet, kujdesuni që të mos jetë i pasur me yndyrna të larta.
4. Lehtësoni fryrjen
Rreth 100% e grave në menopauzë ankohen për fryrje. Edhe pse arsyet nuk janë të qarta, ndryshimet e hormoneve mund të luajnë rol. Ulni sasinë e kripës dhe karbohidrateve të përpunuara në dietën tuaj, pasi do t’ju bëjnë të mbani ujë. Por mos hiqni dorë nga drithërat, të cilat janë të pasura me fibra, po ashtu dhe nga frutat e perimet. Nëse ushqime të shëndetshme si brokoli apo mollë ju japin fryrje, mund të përdorni “Mylanta” ose “Gas X” për të luftuar fryrjen.
5. Mos e teproni me verën e kuqe
Vera e kuqe është e lidhur me reduktimin e sëmundjeve të zemrës, njëkohësisht me rritjen e rrezikut për kancerin e gjirit. Hollojeni me ujë mineral. Kështu do të merrni edhe më pak kalori. Vera e kuqe stimulon edhe afshet gjithashtu si pasojë e qarkullimit të shpejtë të gjakut për shkak të alkoolit.
6. Konsumoni sojën
Soja përmban estrogjen bimor dhe shumë gra mendojnë se rrit shanset për t’u prekur nga kanceri në gji. Në fakt është një keqkuptim i lidhur me suplementet shtesë të sojës. Megjithatë, ka shumë pak të dhëna për të mbështetur këtë. Produktet e sojës ju ndihmojnë për të zbutur afshet. Gratë japoneze kanë konsumin më të lartë të sojës dhe rrezikun më të ulët të kancerit të gjirit.
7. Provoni çajin bimor të ftohtë
Caji i ngrohtë mund të jetë pjesë e rutinës suaj po aq sa dhe larja e dhëmbëve. Megjithatë, ta nisni ditën me një çaj të nxehtë gjatë menopauzës, mund të mos jetë ide e mirë. Në përgjithësi pijet e nxehta janë shkak për afshet dhe kafeina gjithashtu mund të ketë një efekt
8. Gjeni një dietë që ju përshtatet
Nëse keni nevojë të humbni kilogramë, rënia në peshë nuk ndryshon nga fakti nëse jeni para apo gjatë menopauzës. Cdo dietë e ekuilibruar që e mbani në një afat të gjatë, do të funksionojë. Një studim tregoi se gratë në postmenopauzë që mbanin një dietë të varfër në yndyrna dhe të pasur në karbohidrate nga drithërat dhe frutat e perimet ishin më të predispozuara të shtonin peshë sesa gratë që mbanin një dietë të pasur me yndyrna./ikub.al/