Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 16 aksidente me të lënduar dhe 21 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton 2LONLINE.com.
Sipas policisë, janë gjithsej 794 tiketa trafiku të shqiptuara për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.
Po ashtu janë shqiptuar edhe 799 tiketat në bazë të ligjit Covid-19, për ata që nuk e kanë respektuar atë.
Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 24 persona, 16 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/