Për çdo 24 orë, nga Policia e Kosovës, raportohet për gjobat që shqiptohen për qytetarë që nuk po i respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore ndaj COVID-19.
Brenda 24 orëve të fundit janë shqiptuar 747 të tilla, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri total i rasteve pozitive deri më sot është 42.337 raste nga 151.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe kemi pasur 1.087 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 678 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 27.821 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.429. /2LONLINE.com/