Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar praktikantët e angazhuar me pagesë në institucionet e komunës. Praktikantët janë vazhdimësi nga viti i kaluar.
“70 praktikantë janë angazhuar këtë vit në kuadër të programit K-GenU, në kohëzgjatje prej 3 muajve me pagesë”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i Komunës së Gjilanit shtoi se ky projekt mundëson praktikë profesionale për të rinj, si tranzicion nga shkolla në punë.
“Kjo po bëhet për punësimin e të rinjve, krijimin e përvojës, njohje me institucionet lokale dhe përmbushje të zotimeve”, tha Hyseni. /2LONLINE/