Më 31 Maj 2018 bëhen 7 vjet që nga zyrtarizimi (Charter-imi) i Klubit Rotarian Gjilan-Rotary Club Gjilan (2011-2018). Qëllimi Klubit tonë, si dhe i ROTARY-t në përgjithësi është inkurajimi dhe nxitja e idealit të Shërbimit si një themel të ndërmarrjes së denjë.
Shkruan: Zijadin V.Hasani, kryetar RC Gjilan,2017/18
Por, së pari, zhvillimi i njohjes si një mundësi për Shërbim; së dyti arritja e standardeve të larta etike në biznes, profesion, njohja e denjësisë së të gjitha profesioneve dhe lartësimi i profesionit të çdo rotariani si një mundësi për t’i shërbyer shoqërisë; së treti, zbatimi i idealit të shërbimit të çdo rotariani në jetën personale,biznesore dhe të komunitetit; së katërti, avancimi ndërkombëtar i Mirëkuptimit, Vullnetit të mirë dhe Paqes përmes një shoqërie botërore dhe profesionistëve të bashkuar në Idealin e Shërbimit.
Gjatë këtyre 7-viteve të aktivitetit të saj Klubi Rotarian Gjilan, marrë parasysh shumë rrethana, arriti suksese të lakmueshme, por në rend të parë ishte në Shërbim të Komunitetit. Anëtarët e Klubit me projektet e tyre ndihmuan në rregullimin e Ujësjellësit për disa shkolla(Ponesh,Bresalc,Nasalë),në Sanitacion- rregullimi I kanalizimit(Cërnicë, Gjilan),përmirësoi kushtet e jetesës të fëmijëve me nevoja të veçanta(Kmetoc), furnizoi me kompjuterë disa shkolla , me instrumente muzikore, në bashkëpunim me RC Peja.
Falë angazhimit të anëtarëve të klubit tonë QKMF-ja përfitoi një Autoambulancë, kurse Spitali i Përgjithshëm Gjilan, mori disa pajisje medicinal për nevojat e pacientëve. Nga organizimi i Darkës së Fundvitit, 39 student morën bursa në vlerë prej 50 eurosh në muaj. Klubi ynë ishte mikpritës I Seminarit ndërkombëtar RYLA Gjilani 2017 (Rotary Youth Leader Award), i cili për here të parë u organizua në Gjilan dhe Kosovë.
Një sukses i veçantë, gjatë këtij viti (2017/18) ishte botimi i Buletinit të klubit tonë “Rotariani”, ku gjetën vend shumë shkrime, njoftime për organizatën ROTARY, qëllimet e saj, aktivitetin dhe shërbimet që anëtarët ia bënë komunitetit.
Por, cilat janë sfidat dhe synimet sot? Si çdo klub në Kosovë, por edhe gjetiu, sfidat janë të ngjashme që përcjellin rotarianët, por janë edhe ato karakteristike për klube të veçanta.
Mund të përmendim këtu nevojën për shtimin e numrit të anëtarësisë, me afaristë të dëshmuar dhe profesionistë të shquar, ofrimin e femrave që të bëhen pjesë e familjes rotariane, shtrirja e partneritetit me klube jashtë vendit, kyçja në projekte globale, partneritete me institucione të ndryshme, ndihmën e dhënë për themelime të klubeve të reja, edhe në rajonin tonë, e të tjera.
Sfidë në vete gjithashtu paraqet zbatimi dhe respektimi sa ma strikt i dokumenteve bazë të klubit Rotarian (statuti, rregullorja), por edhe respektimi sa më i thellë e i përpiktë i Kodit rotarian te Mirësjelljes (Rotarian Code of Conduct) dhe ka edhe sfida tjera, por për të cilat po punohet me zellë që të tejkalohen respektivisht evitohen.
Përndryshe, Klubi ynë ka shërbyer komunitetin e Anamoravës ,në sigurimin e Ujit të Pijshëm për disa shkolla, Sanitacioni- rregullimi i kanalizimit, Kompletimi i kabinetit të Informatikës me kompjuterë në shkolla, me instrumente muzikore, Lodra për fëmijë etj.
Disa nga projektet e realizuara nga RC Gjilan janë :
1. Rregullimi i Ujësjellësit në Shkollën Multietnike në Ponesh
2. Piknik me fëmijët me aftësi të veçanta
3. Rregullimi i Kanalizimit në sh.f. në Cërnicë
4. Sigurimi i Ujit të Pijshëm në sh.f. Bresalc
5. Rregullimi i Banjos për fëmijët me aftësi të veçanta në fsh.Kmetoc
6. Blerja e Lodrave për fëmijët parashkollor në fsh.Llashticë
7. Rregullimi i Rrjetit të Kanalizimit në sh.f. “S.Hallaçi” në Gjilan dhe në Kopështin e fëmijëve “Ardhmëria”
8. Shpimi i Pusit për Ujë në fsh.Nasalë
9. Furnizimi me Kompjuter i kabinetit të Infromatikës në sh.f “Selami Hallaçi” në bashkëpunim me RC Peja
10. Sjellja e Violonçellove për Shkollën e Muzikës në Gjilan, nëpërmjet të Hope and Aid Direct i Anglisë
11. Kompjuter për sh.f. Lagjen II dhe VIII , në Gjilan
12. Sjellja e një Autoambulance për QKMF në Gjilan dhe pajisje për Spitalin e Përgjithshëm Gjilan
13. Organzimi Darkës së Fundvitit, me qëllim të grumbullimit të parave për dhënien e Bursave për student- 39 bursa/ në shumë prej 50 eurove në muaj( për IX muaj).
14. Mikpritja dhe facilitimi i RYLA( ROTARY YOUTH LEADER AWARD) Ndërkombëtar Gjilan 2017, e organizuar për herë të parë në Gjilan dhe Kosovë, nga ana e RC Maslak e Stambollit,
15. Krijimi,redaktimi dhe shpërndarja e Buletinit të parë shqip i Klubit tonë “Rotariani”,gjatë vitit 2017/18, me qëllim të Informimit të Anëtarësisë dhe lexuesve të tjerë për ROTARY-n, objektivat, synimet e saj, rritjes së përvojës nëpërmjet të Miqësisë dhe shoqërimit. Krijimi dhe dhe funksionaliteti i WEB –faqes së klubit…, etj