/2L ONLINE/ – Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan gjatë këtyre ditëve të Kurban Bajramit u angazhua maksimalisht që mishi i kurbanit të shkojnë vendin e destinuar nga vet ata që theren Kurban. Nga sasia 656 pako me mish përfituan familjet në nevojë, ata me gjendje të rëndë sociale, Shoqata e Invalidëve të Luftës, jetimët e Komunës së Gjilanit, etj.
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, gjithashtu u është mirënjohës të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit të cilët kanë paguar vlerën e një Kurbani 120€, e numri i tyre është 706, duke e lutur Allahun që t’i shpërblejë për kontributin e tyre, ndërsa, ne mishin e kurbaneve të tyre e destinojmë për nevoja të medreseve, fakultetit dhe një pjesë të tyre për ata me gjendje të rënduar sociale. /2L ONLINE/