Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë ka ndodhur një aksident me fatalitet, 25 aksidente janë me të lënduar, edhe 25 të tjera me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton 2LONLINE.com.
Sipas policisë, janë gjithsej 720 tiketa trafiku të shqiptuara për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.
Janë shqiptuar edhe 566 tiketat në bazë të ligjit Covid – 19, për ata që nuk e kanë respektuar atë.
Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 20 persona, 8 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, 1 person në ndalim dhe 1 person në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/