(2L ONLINE) – Autoritetet policore kanë bër ëme dije për nj rast të raportuar ku dyshohet se një klient gjatë deponimit të parave në një bankë ka hasur në 50€ të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Sipas policisë rasti ka ndodhur në Gjilan pasditen e të enjtes kur raportohet se viktima, mashkull K/Shqiptar gjatë deponimit të parave në një bankë ka hasur në 50€ të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Viktima ka deklaruar se paratë i ka pranuar nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili gjatë intervistimit ka pohuar se paratë i kishte marrë nga ai. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/