Nga dita e sotme (27 korrik) Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka paralajmëruar fillimin e kontrollimit të pjesëmarrësve në komunikacion se a kanë vendosur rripin e sigurisë edhe në ulëset e pasme të makinave.
Këtë paralajmërim të MPB-së e ka përshëndetur Komiteti serb për siguri në komunikacion.
“Kjo është një masë shumë e rëndësishme sistematike, duke marrë parasysh se vendosja e rripit në ulëset e pasme në mënyrë drastike zvogëlon rrezikun nga lëndimet dhe vdekja, veçanërisht në goditjet ballore dhe rrokullisjet”, thuhet në kumtesën të cilën e transmeton Titulli.com.
Në Komitetin serb për siguri në komunikacion pritet që me anë të këtij kontrolli dukshëm të rritet shfrytëzimi i rripit të sigurimit edhe në ulëset e pasme e cila tani është më pak se 5 për qind, dhe se me zbatimin e këtyre masave deri në vitin 2020 në Serbi do të shpëtohen së paku 200 jetë.
Ky Komitet thekson se në shtetet si Suedia, Gjermania dhe Britania e Madhe, përdorimi i rripit tek pjesëmarrësit në komunikacion në ulëset e pasme është rreth 90 për qind.
Ministria e Punëve të Brendshme të premten ka paralajmëruar se policia e komunikacionit nga dita e hënë, 27 korrik, me një masë më të shtuar do të kontrollojë përdorimin e rripit të sigurimit në të gjitha ulëset në makina, e sidomos ato të pasmet.
Me Ligjin mbi Sigurinë në Komunikacionin rrugorë është paraparë gjobë në të holla prej 5.000 dinarëve për të gjithë ngasësit e automjeteve, respektivisht udhëtarëve në të gjitha ulëset e mjeteve motorike, të cilët nuk përdorin rripin e sigurimit në mënyrë e paraparë nga prodhuesi i automjetit.
Aksioni zbatohet me qëllim të rritjes së sigurisë së ngasësit dhe pasagjerëve në mjetet motorike.