Nga raportimet nga klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, të shtrirë pë trajtim nga Sars- Cov-2, në nivel të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë 410 pacientë, 295 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 27 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 309 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 173 pacientë
13 prej tyre në gjendje të rënduar
113 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
136 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 78 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 15 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 64 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 13 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 2 pacient
Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 237 pacientë
14 në gjendje të rënduar
182 të konfirmuar pozitivë
173 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 36 pacientë
Spitali i Gjakovës, 43 pacientë
Spitali i Pejës, 53 pacientë
Spitali i Gjilanit, 36 pacientë
Spitali i Ferizajt, 33 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 28 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 8 pacientë. /2LONLINE.com/