(2LONLINE) – Gjyqtarja e Departamentit të Përgjithshëm të Degës së Gjykatës Themelore në Kamenicë, Valbonë Dërvodeli, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj të akuzuarit R.Dauti, ka shqiptuar dënimin në kohëzgjatje prej 40 ditë burgim.
I pandehuri shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, është shpallur fajtor, pasi që me datë 26.08.2010 në cilësi të paditësit subsidiar (pasi më parë i’u kishte hedhur kallëzimi penal nga Prokuroria Komunale në Prizren), ka lajmëruar rrejshëm në Gjykatën Komunale në Prizren, se kinse Naser Maliqi gjyqtar në Gjykatën Komunale në Viti (tash gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan), ka kryer veprën penale shpërdorim i detyrës zyrtare apo autorizimit, edhe pse ka qenë në dijeni se një vepër e tillë nuk është kryer nga i njëjti, sepse lënda për të cilën pohon i pandehuri se e ka kryer gjyqtari i lartcekurështë vërtetuar deri në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe se për këtë kallëzimin e lartpërmendur nga i pandehuri, Gjykata e Qarkut në Prizren me datë 23.02.2011 në seancën e komunikimit e ka hedhur akuzën e paditësit subsidiar (tani të pandehurit) dhe e ka pushuar procedurën penale ndaj gjyqtarit.
Me këtë i akuzuari ka kryer veprën penale lajmërimet e rrejshme nga neni 306 paragrafi 1 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës (KPPK).
I akuzuari dënimin me burg në kohëzgjatje prej 40 ditë, ka për ta vuajtur pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi. /2lonline/