Sot është Dita Ndërkombëtare e Jazz-it. Kjo ditë, si iniciativë e Shteteve të Bashkuara, është themeluar në vitin 2011 nga Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO), e cila e ka përshkruar jazz-in si “muzikë universale të lirisë dhe kreativitetit”. Jazz-i ka qenë prej kohësh një përbërës i rëndësishëm i kulturës amerikane dhe një bashkëveprim me audiencat e huaja.