(2L ONLINE) – Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj të akuzuarës F. Jakupi, ka shqiptuar dënim unik, në kohëzgjatje prej 3 (tre)vjet e 2 (dy) muaj burgim dhe një dënim plotësues mos ushtrimin e funksioneve në administratë publike në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, pas vuajtjes së dënimit me burgim.
Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari, Hasan Sadiku e ka shpallur fajtor të akuzuarën F. Jakupi, për gjashtë vepra penale,shpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal tëRepublikës sëKosovës (KPRK).
E akuzuara F. Jakupi, shqiptare, shtetase e Republikës së Kosovës, përgjatë viteve 2005-2011,në ushtrimine detyrës së saj, si këshilltare për klient në një bankë private, ka vënë në lajthim disa nga klient të bankës.
Ndërsa i akuzuari tjetër R. Selimi, shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka ushtruar detyrën koordinatorit dhe mbikëqyrësit, është liruar nga të gjitha akuzat.
Palët kanë të drejtë anekse në afatin ligjor. /2L ONLINE/