Një djalosh gjenial është kapur nga kamera duke bërë algjebra, fraksione dhe duke thënë shifra të shumëfishta të numrit pi.
Tre-vjeçari Aiden Blasian, nga Uashingtoni, lehtë mund t’i lexojë numrat më shumë se 10 shifra dhe rregullisht zgjidh ekuacione algjebrike.
Djali i jashtëzakonshëm shpenzon orë të tëra në dërrasën e tij çdo ditë, duke mësuar gjithnjë e më shumë problemet e matematikës me ndihmën e nënës Cynthia Adinig, 34 vjeç.
Cynthia thotë se interesi i Aidenit në matematikë dhe shkenca të tjera filloi në mënyrë spontane, pasi mësoi të shkruante në moshën dy vjeçare.
Cynthia beson se fëmija i saj do të jetë në të njëjtin nivel me një dhjetë ose njëmbëdhjetë vjeçar.
Videot e ndara nga Cynthia në faqen e Aiden-it në Instagram tregojnë djaloshin mbresëlënës që qëndron përpara një tablo të zezë të vogël duke shkruar përgjigjet e ekuacioneve të ndryshme.
Aiden është në gjendje të bëjë shuma të mëdha të shumëzimit në kokën e tij brenda pak sekondash.