DYLON

Nxënësi Lum Jerliu hyri në ekipin e Kosovës që do të marrë pjesë në IMO 2023 në Japoni

<strong>Nxënësi Lum Jerliu hyri në ekipin e Kosovës që do të marrë pjesë në IMO 2023 në Japoni</strong>
Avatar photo Redaksia

Shkruan: FESTIM SHKODRA, koordinator i Ekipit të Komunës së Gjilanit

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (ShMK) njofton se pas mbajtjes së Testit Përzgjedhës TST 1, janë përzgjedhur tre anëtarët e parë të ekipit 6-anëtarësh të Kosovës, që do ta përfaqësojnë shtetin tonë në Olimpiadëm e 64-të Ndërkombëtare Matematike IMO 2023, që do të mbahet gjatë muajit korrik në Japoni. Këta janë: 1. Dion Aliu 2.Lum Jerliu dhe 3. Edi Berisha.

EkoHigjiena

Në mesin e fituesve është edhe garuesi Lum Jerliu nxënës i kl.XII në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, anëtar i ekipit të Komunës së Gjilanit, i cili e zuri vendin e 2-të në TST 1.

I urojmë të gjithë këta fitues për suksesin e treguar në TST 1 dhe ju dëshirojmë përgatitje të mbarë për pjesëmarrje me sukses në IMO 2023. Përzgjedhja e tre anëtarëve tjerë të Ekipit të Kosovës do të bëhet në Testin Përzgjedhës TST 2, që do të mbahet më 18.02.2023 në Prishtinë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.