Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 272 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.
“196 të konfirmuar Covid-19 pozitivë,
194 me oksigjeno-terapi dhe 9 në gjendje të rënduar shëndetësore”, ka njoftuar ShSKUK-ja.
Ndërkaq në QKUK, 113 pacientë janë të shtrirë, 76 prej tyre Covid-19 pozitivë, 96 me oksigjeno-terapi.
– Klinika Infektive, 72 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 37 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
– Klinika e Gjinekologjisë, 4 paciente
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 159 pacientë, 120 prej tyre Covid-19 pozitivë, 98 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Prizrenit, 27 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 53 pacientë
– Spitali i Pejës, 26 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 29 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 9 pacientë