Ambasada e Shqipërisë në Uashington, mbajti një ceremoni me rastin e 25 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes SHBA-së dhe Shqipërisë, pas përmbysjes së komunizmit në Shqipërisë.
Në pritjen e organizuar, dje nga ambasadorja Floreta Faber, merrnin pjesë ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, ish-ambasadorët Alexander Arvizu, John Withers, Marcie Ries dhe Marisa Lino, raporton VoA.
Në ceremoni ishte edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,. Ambasadorja Faber, drejtori i zyrës për çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore Thomas Yazdgerdi dhe ambasadori Lu, përshëndetën këtë përvjetor të rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve.
Marrëdhëniet diplomatike u vendosën fillimisht në vitin 1922 dhe u ndërprenë pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste në vitin 1939. Me gjithë një përpjekje për të rilidhur marrëdhëniet në vitin 1945, ato mbetën të ndërprera gjatë regjimit komunist.