Departamenti amerikan i Mbrojtjes më 8 mars 1994 kishte shpallur ndalimin e pirjes së duhanit në vendet e punës.
Ky ndalim është pjesë e politikave publike, duke përfshirë këtu ligjet kriminale, ligjet e sigurisë si dhe rregullat e shëndetit. Që të gjitha këto ndalojnë pirjen e duhanit në vende të punës dhe hapësira të tjera publike.
Këto ndalesa të konsumimit të duhanit u krijuan me qëllim që të parandalohen dëmet që u bëhen përdoruesve pasiv të duhanit (personave që nuk konsumojnë duhan mirëpo thithin tymin e tij). Sëmundjet nga të cilat këta persona rrezikon përfshijnë; probleme me zemrën, kancer, si dhe një varg sëmundjesh të tjera.
Ky ligj është në shërbim të zvogëlimit të shpenzimeve mjekësore, të rritjes së produktivitetit në punë, si dhe bërjen e vendit të punës një vend më të pëlqyer nga njerëzit.,