(2L ONLINE) – Një kolegj penal i Gjykatës së Apelit, i përberë nga tre gjyqtar vendor, ka vërtetuar pjesërisht aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, P.nr.206/2012 të datës 27.12.2013, ndaj disa të akuzuarve për vjedhje grabitqare – grabitje.
Kolegji ka lënë të pa prekur vendimin mbi dënimin me 19 vjet burgim, ndaj të akuzuarit F. Leci, i shpallur fajtor nga gjykata e shkallës së parë, se në bashkëkryerje më të miturin L.Z, ka kryer veprën penale- raste të rënda të vjedhjes grabitqare apo grabitjes, sipas nenit 256 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 23 të Kodit Penal të Kosovës. Vepër kjo e cila kishte rezultuar me vdekjen e një personi dhe lëndimin rëndë të një tjetri.
Sa i përket të miturit L.Z, kolegji i ka ri-cilësuar veprimet e tij dhe i ka ulur masën e dënimit nga 9 në pesë 5 vjet burgim.
Kolegji ka hedhur poshtë ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan sa i përket vendimit mbi lirimin të akuzuarit tjetër të këtij grupi L.Zeqiri.
Në çështje tjera aktgjykimi i shkallës së parë mbetet i pa ndryshuar, thuhet në komunikatën e dërguar nga Arbër Jashari, zyrtar për Informim në Gjykatën e Apelit. /2L ONLINE/