Në nderim të veprës heroike të Komandant Rokit, i pari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me stafin e tij, kanë bërë homazhe tek lapidari i tij në Kopërnicë dhe tek varrezat e dëshmorëve në Kamenicë.
Në 22 vjetorin e rënies heroike të Komandant Rokit, familjarë e qytetarë u mblodhën sot në vendlindjen e tij, për të nderuar kontributin që Rahim Beqiri ka dhënë për lirinë e vendit.
Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, gjatë homazheve ka thënë se jeta dhe vepra e Komandant Rokit është shembull se si duhet të luftohet për liri e pavarësi dhe luftëtarët e trimat sikurse ai do të kujtohen brez pas brezi gjithmonë me krenari.
Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Rokit! /2LONLINE/