(2LONLINE) – Klubi i Karatesë “Elita”, nga Gjilani trevjetorin e saj të funskionimit e shënoi në mënyrën më të mirë, pasi këtë vit të aktiviteteve të saja nëpër turne të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, e përmbylli në mënyrën më të mirë, duke qenë klubi më i suksesshëm kosovar, kur janë në pyetje medaljet e fituara dhe pikët e arritura.
Reshat Halili, kryetrajner tha se statistikat që ka regjistruar Klubi i Karatesë “Elita”, në të gjitha aktivitetet e këtij viti ku ka marrë pjesë, bëjnë që elitarët të jenë larg më të mirë se klubet tjera kosovare . ““Elita” mori pjesë në 25 aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës dhe elitarët morën hiq më pak se 331 medalje prej të cilave 90 të arta, 105 të argjendta dhe 136 të bronzta, duke tubuar kështu 9690 pikë”, tha Halili.
Përndryshe, Klubi i Karatesë Elita këto suksese përgjatë vitit 2013, i arriti ti sigurojë në këto gara që janë mbajtur në gara vendore: Prishtinë, Pejë, Suharekë, Podujevë e Gjilan dhe ato ndërkombëtare: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emiratete e Bashkuara, Zvicër, Gjermani, Turqi , Shqipëri , Maqedoni dhe Mali të Zi.
Halili ka thënë se Elita gjithashtu ka marrë edhe çmime të rëndësishme për klubin, sic janë: Klubi ma i suksesëshëm në turnirin e mbajtur në Gjermani (shpërblehet me kupë); Klubi më i suksesëshëm i turnirit në Prishtinë (shpërblehet me kupë); Klubi më masovik i turnirit në Prishtinë (shpërblehet me kupë); Klubi më masovik i turnirit në Podujevë (shpërblehet me kupë); Klubi më masovik i turnirin në Vlorë (shpërblehet me kupë) dhe Klubi më i suksesëshëm në turinirin në Vlorë (shpërblehet me kupë).
Klubi i Karatesë Elita është themeluar me datën 14 nëntor të vitit 2010 nga disa dashamirë të sportit të karatesë, si Bashkim Byqmeti, Reshat Halili, Xhevat Shabani, mirëpo qëllimi i tyre primar ishte që t‘i largonin fëmijët nga dukuritë negative. Por, me punën e palodhëshme të të gjithëve shumë shpejtë arriti të bëhet një klub i cili premtonte shumë për të ardhmën, e tani mund të thuhet me krenari se është klubi i karatesë më i suksesshëm dhe më i madhi në Kosovë.
“Puna ekipore i ka sjell këto rezultate të jashtzakonshme që i ka tejkaluar të gjitha pritjet e drejtuesve të klubit. Mund të themi se nuk ka klub jo vetëm në Kosovë a Rajon, që për një vit të mund të fitoj mbi 331 medalje, ndërsa prej fillimi të aktivitetin të klubit Elita, karateistët elitarë kanë fituar gjithsej 744 medalje”, ka thënë kryetrajneri Halili..
Sipas tij, për të arritur këtë sukses shumë të madh është dashur një mund i madhë i të gjithëve, por meritorët janë karatistët që kanë qenë të rregullt në ushtrime dhe kanë dhënë maksimumin për të arritur këto rezultate.
Edhe, drejtuesit e klubit një falënderim të veçantë ja dedikojnë trajnerëve që nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre që të përgatisin garuesit elitarë për këto suksese brilante, që çdo klub do të kishte lakmi.
Ata janë shumë të kënaqur që kanë arritur këtë rezultat të jashtëzakonshëm, e kjo tregon se në këtë klub është bërë një punë e madhe ku secili ka kryer detyrën e vetë me përgjegjësi të lartë duke bërë që Elita të ketë sukses si në gara kombëtare si në ato ndërkombtare.
Drejtuesit e Klubit kanë falënderuar edhe mediet për pasqyrim korrekt dhe të shpejtë të sukseseve të elitarëve. / 2lonline/