Skuadrat evropiane jo vetëm që po bëjnë investime në infrastrukturë, por ato kanë filluar të bëjnë shpenzime edhe në pagat e majme të lojtarëve.
Është për t’u befasuar se si fituesi i Topit të Artë në sezonin e kaluar, Luka Modric, nuk është pjesë e listës së 20 lojtarëve me të ardhurat më të mëdha nga futbolli.
Goal.com ka publikuar listën e 20 lojtarëve më të paguar në botën e futbollit, duke duke përfshirë pagën, shpërblimet dhe të ardhurat nga reklamat:
20 – Sergio Ramos: 23 milionë euro në sezon,
19 – Paul Pogba: 23.3 milionë,
18 – Hulk (Shangahi SIP): 23.4 milionë,
17 – Kevin de Bruyne: 23.5 milionë euro,
16 – Sergio Aguero: 24.3 milionë,
15 – Oscar (Shangahi SIPG): 24.3 milionë,
14 – Kylian Mbappe: 25 milionë,
13 – Mesut Ozil: 25.8 milionë euro,
12 – Toni Kroos: 26.3 milionë,
11 – Gerard Pique: 27 milionë,
10 – Luis Suarez: 28 milionë,
9 – Ezequile Lavezzi (Hebei China Fortune): 28.3 milionë,
8 – Philippe Coutinho: 30 milionë,
7 – Alexis Sanchez: 30.7 milionë,
6 – Andre Iniesta (Vissle Kobe): 33 milionë
5 – Gareth Bale: 40.2 milionë euro,
4 – Antoine Griezmann: 44 milionë,
3 – Neymar: 91.5 milionë,
2 – Cristiano Ronaldo 113 milionë dhe
1 – Leo Messi: 130 milionë euro për sezon.