(2L ONLINE) – Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj tëakuzuarit,Fiton Spahiu ka shqiptuar dënimin në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vite burg dhe 2700 euro gjobëdhe ndaj të akuzuarit Sokol Osmani, ka shqiptuar dënimin në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vite burg dhe 2100 euro gjobë.
Pasi kanë pranuar fajësinë, gjyqtari ka shqiptuar dënim unik për të dy të akuzuarit.
I akuzuari Fiton Spahiu, shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, akuzohet për 7 (shtatë) vepra penale vjedhje e rëndë neni 327 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, 1 (një) vepër penale importimi, eksportimi, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse, neni 372 paragrafi 1 të KPRK dhe 1 (një) vepër penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge neni 273 paragrafi 1 të KPRK-së.
I akuzuari Sokol Osmani, shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, akuzohet për 5 (pesë) vepra penale vjedhje e rëndë neni 327 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, 1 (një) vepër penale importimi, eksportimi, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse, neni 372 paragrafi 1 të KPRK-së dhe 1 (një) vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.
15 të akuzuarvetë tjerë i’u janë shqiptuar dënime më të vogla, duke filluar prej 2 (dy) vite burg e deri tek shqiptimi i dënimit vetëm me gjobë.
Palët kanë të drejtë anekse në afatin ligjor. /2L ONLINE/