Demokracia në Veprim ka njoftuar se deri më tani ka pranuar 1300 mesazhe nga qytetarët e Kosovës.
“Deri më tani kemi 1300 mesazhe për parregullsitë që kanë ndodhur në procesin e zgjedhjeve”, deklarojnë nga DvN.
Nuk dihet se në cilën komunë ka parregullsi më të mëdha por kjo shifër është e përgjithshme.
Ankesat kryesore që i janë paraqitur Demokracisë në Veprim janë: Emrat e personave të vdekur në lista zgjedhore, ka pasur persona me armë zjarri, qendra pa prani të policisë etj./Indeksonline/