Për çdo 24 orë, nga Policia e Kosovës, raportohet për gjobat që shqiptohen për qytetarë që nuk po i respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore ndaj COVID-19. Edhe 24 orët e fundit nuk kanë kaluar pa to, sepse janë plotë 1 mijë 222 të tilla që iu janë shqiptuar qytetarëve që kanë ra ndesh me këtë ligj.
Po ashtu policia ka shqiptuar edhe 968 tiketa për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.
Ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 21 aksidente me dëme materiale dhe 12 aksidente me të lënduar.
Janë arrestuar edhe 49 persona, 33 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE.com/