AKI, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare të sigurisë, ka disa muaj që po merret me identifikimin e një grupi personash që po qëndrojnë rregullisht në Kosovë, sidomos në veri të vendit.
Debati që po bëhet rreth punës së Agjencisë Kosovare të Inteligjencës po vjen në një kohë ët papërshtatshme – shkruan Tribuna.
Kjo agjenci, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare të sigurisë, ka disa muaj që po merret me identifikimin e një grupi personash që po qëndrojnë rregullisht në Kosovë, sidomos në veri të vendit.
Grupi përbëhet prej dymbëdhjetë vetash që kanë nënshtetësi ruse, po qëndrojnë në Kosovë në intervale të ndryshme.
Institucionet e sigurisë kanë identifikuar ata dhe po i vlerësojnë agjentë që synojnë destabilizimin e veriut të Kosovës.