Isuf B.Bajrami
(2LONLINE) – Për nderin tonë të madh dhe për fatin tonë të mirë,nuk u bë rastësisht kaq i madh e kaq i lavdishëm siç na ishte gjithmonë, por edhe siç na vjen tash në 101 vjetorin e Shtetit Shqiptar! Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë më 28 nëntor 1912 i dha fund sundimit shumë shekullor duke shënuar një kthesë rrënjësore në fatet e Shqipërisë.
Populli shqiptar,i dha grushtin e fundit ushtarako-politik Perandorisë Otomane, duke i kurorëzuar ëndrrat dhe aspiratat mijëvjeçare të tij. Shqipëria u shpall sovrane,e pavarur jo vetëm ndaj zgjedhës otomane por edhe ndaj çdo zgjedhe e zinxhirëve të rinj që farkoheshin në kurthet e fqinjëve. Pavarësia e Shqipërisë nuk ishte thjesht vepër e një grushti patriotësh që ngritën flamurin në Vlorë. Ata sigurisht e kanë vendin e tyre të nderuar në histori. Por ata dhe Kuvendi Kombëtar i Vlorës sanksionuan juridikisht me një akt të nënshkruar nga përfaqësuesit e kombit atë që kishin përgatitur gjatë dhjetëra e dhjetëra vjetëve,me luftë,vuajtje e sakrifica masat e gjera popullore në të gjitha trevat shqiptare.
Në themelin e pavarësisë kishte vënë gurë e gjithë shqiptaria. Pavarësinë e lidhin organikisht me Rilindjen jo vetëm protagonistët,por edhe mendimi e veprimi patriotik i tyre e në mënyrë të veçantë i masave popullore që panë te akti i 28 Nëntorit shpërblimin për gjakun e derdhur,për vuajtjet e sakrificat e bëra për të arritur atë ditë të madhe. Prandaj pavarësia dhe Rilindja jonë janë një dhe e pandarë. Lufta e popullit tonë për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe për bashkimin kombëtar nuk ka cenuar kurrë ndonjëherë të drejtat e popujve të tjerë të Ballkanit. Ismail Qemajli dhe atdhetarët shqiptarë i quanin bashkatdhetarët e tyre nga sundimi i Perandorisë Osmane dhe për të siguruar bashkimin e plotë kombëtar. Por ata nuk mund të pranonin që kjo luftë të bëhej në dëm të shqiptarëve, duke penguar bashkimin e tyre kombëtar dhe duke gjymtuar rëndë trojet e popullsinë e tyre, duke masakruar e shpërngulur nga tokat amtare qindra e mijëra shqiptarë.
“Zgjidhje” të tilla të çështjes kombëtare në Ballkan, të cilat mbrohen e përligjen edhe nga historiografia e sotme dhe e vendeve fqinje,u imponuan,nga “interesat e borgjezisë” dhe interesat”dinastike”të monarkive ballkanase, si edhe nga borgjezia reaksionare e Evropës që “nxit shovinizmin dhe armiqësinë kombëtare”,midis popujve. Vetë Kuvendi i Vlorës,që shpalli pavarësinë dhe formoi Qeverinë e Përkohshme si nga përbërja e tij ashtu edhe nga vendimet që mori, kishte një karakter mbarëshqiptar, shprehu aspiratat shekullore të të gjithë kombit për t’u bashkuar në një shtet të vetëm kombëtar. Pjesëmarrja në të e delegatëve nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, duke përfshirë edhe ato që ishin pushtuar nga ushtritë serbe, malazeze e greke,i dha këtij Kuvendi karakterin e një Asambleje Kombëtare mbarëshqiptare.
Kjo ishte njëherazi dëshmi e vendosmërisë së të gjithë shqiptarëve për të formuar një shtet unik, në të cilin të përfshiheshin të gjitha viset e banuara prej shqiptarëve. Këtë vendosmëri shqiptarët e shprehën jo vetëm me delegatët që dërguan në Kuvendin e Vlorës, por edhe me qëndresën e pashembullt që u bënë kudo, ushtrive serbo-malazeze,të cilat u dyndën në trojet shqiptare. Këto nuk ishin beteja thjesht lokale, për mbrojtjen e qyteteve të Kosovës historike,por një qëndresë që bëhej për ruajtjen e tërësisë së gjithë truallit shqiptar ose,siç shpreheshin atdhetarët në deklaratën dërguar Fuqive të Mëdha në tetor 1912,për t’i dalë zot tërësisë tokësore të Shqipërisë, për t’i parë trojet shqiptare të bashkuara.
Shpallja e Pavarësisë dhe formimi i shtetit kombëtar më 28 nëntor 1912 përbën një ngjarje të shënuar që do të mbetet e paharruar në historinë e kombit tonë,jo vetëm për nga rrjedhimi që pati për të ardhmen,por edhe për forcën e bashkimit politik të shqiptarëve përballë pushtuesve të rijnë e tepër të rrezikshëm ballkanas. E drejta e të jetuarit në liri është e garantuar për çdo popull kudo në botë, është një e drejtë e patjetërsueshme, e shkruar jo vetëm në dokumentet ndërkombëtare, por edhe në Kushtetutat e vendeve demokratike.
Nuk është parë dhe dëgjuar që në një vend evropian të ushtrohet dhuna e terrori, të përdoren armët dhe të derdhet gjaku ndaj një populli që lufton për të drejta kombëtare, arsimin në gjuhën amtare. Kjo ndodh vetëm në vendet me orientim sllavo-ortodoks; Serbi,Mal i Zi, Maqedoni e Greqi, në këto vende ballkanike që njihen për egërsinë dhe barbarinë e tyre. Ky agresion që ushtrohet ndaj shqiptarëve në Serbi,Mal të Zi,Maqedoni dhe Greqi është në të njëjtën kohë edhe një agresion ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat ndër të parat e njohën Republikën e Maqedonisë pas “shkëputjes” së saj nga ish Jugosllavia titiste, Malit të Zi dhe Greqisë.
Kjo politikë që ndiqet nga qarqet sunduese është një politikë dritëshkurtër, pa asnjë të ardhme, një politikë që është në dëm edhe të vetë interesave të tyre. Por duhet ditur se ekzistenca e vetë këtyre shteteve si shtet rrezikohet tej mase, duke nëpërkëmbur një popull autokton,që ka gjuhën dhe zakonet e veta, kulturën dhe traditat e tij. Është e pamundur të nënshtrohet dhe të shtypet populli më i vjetër në Ballkan, siç është populli shqiptar. Shumë shtete evropiane me demokraci të zhvilluara, me potencial ekonomik e shkencor, me një kulturë të lashtë, kanë bërë dhe bëjnë përpjekje të vazhdueshme për emancipimin e mëtejshëm të shoqërisë, për sigurimin e barazisë së njerëzve përpara ligjit, për afirmimin dhe mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirisë së qytetarëve të tyre.
Kjo natyrisht nuk është arritur pa mund e përpjekje, pa luftëra dhe ndeshje sociale, pa kontradikta. E ne sot flasim për Evropën e qytetëruar dhe të emancipuar, për vende me demokraci të zhvilluar. Këto janë arritje të shënuara që ne i mbështesim dhe i përshëndesim, janë fitore që Evropa mundohet me fanatizëm t’i ruaj, zhvilloj e thelloj më tej. E megjithatë ne e shohim qartë se si kjo Evropë “demokratike” dhe e civilizuar qëndron indiferente ndaj fatit të popullit tonë, ku shkelen këto të drejta, ku mungon barazia përpara ligjit, ku nëpërkëmben liria dhe pavarësia e individit, ku ushtrohet dhuna e terrori ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare.
Shihet gjithnjë e më qartë hipokrizia e qarqeve sunduese evropiane ndaj fatit dhe të ardhmes së popullit tonë. Heshtin dhe bëhen të paditur për shpërnguljet nga Sanxhaku e Toplica, kur derdhet gjaku si lumi në fshatrat e Medvegjes, Bujanocit, Preshevës, Karadakut dhe Tetovës, e deri në Çamëri. Kur vriten, ndiqen dhe torturohen me qindra e mijëra shqiptarë nga shtëpitë e tyre, kur ushtrohet një etnocid e gjenocid i pashembullt-sistematikisht ndaj popullit shqiptar. Është hipokrizi akordimi i kredive dhe furnizimi me armë më moderne në një kohë kur derdhet gjaku i shqiptarëve si Lum në shtëpitë e tokat e tyre.
Ndaj luftës disavjeçare në qendër të Ballkanit, ku janë shfarosur me dhjetëra e mijëra njerëz, ata kanë mbajtur qëndrim indiferent, për të mos thënë se e kanë nxitur atë për të nxjerrë përfitimet e veta. Shqiptarët vetëm në qoftë se me luftën e tyre të drejtë dhe çlirimtare do të dinë jo vetëm të rezistojnë, por edhe të dalin fitimtarë, atëherë Evropa e “qytetëruar”, e gjendur përpara një fakti të kryer, do të mban një qëndrim tjetër dhe hipokrizia e saj do të del sheshit, kurse propaganda do të flasë me një gjuhë tjetër, se “ne evropianët gjithnjë kemi qenë në mbrojtje të pafajshmëve, në mbrojtje të lirisë dhe të pavarësisë së popujve”.
Ç’bëri Evropa kur ndaj shqiptarëve të pambrojtur u qëllua e po qëllohet me armë? Me qëndrimin e tyre mospërfillës ata i nxitën qarqet sunduese serbo-maqedonase që të vazhdojnë edhe më tej dhunën e egër ushtarako-policore, duke shtypur çdo ëndërr të shqiptarëve për të drejtën legjitime kombëtare për arsimin në gjuhën amtare. Është koha që shqiptarët t’i kuptojnë miqtë dhe armiqtë e tyre, çiltërsinë dhe hipokrizinë, fjalët nga veprat. Qeveritarët serbë,maqedonë,malazezë e grekë me të gjitha mënyrat përpiqen t’i ndalojnë shqiptarët të organizohen, të shkollohen, sepse nuk duan që ata të jenë të barabartë me ta. Gjakderdhja, terrori i egër i ushtruar ndaj studentëve shqiptarë,të dijes dhe kulturës, na kujtojnë pa dashur kohën e mesjetës kur shkencëtarët digjeshin të gjallë, ngaqë shkenca e tyre u hapte sytë njerëzve të pashkolluar, na kujtojnë Xhordano Brunon që u dogj i gjallë në sheshin e Romës për arsye të zbulimeve të tij të mëdha shkencore për planetin e Tokës.
Sikurse politika e pushtetmbajtësve t’i përmbahej porosive dhe mësimeve të cilat na qojnë drejt paqes dhe kombet të bëjnë gara kulturore dhe jo gara të dhunës dhe të intrigave, sikurse pushtetarët t’i ktheheshin politikës reale dhe miqësore ndaj popullit shqiptar dhe në mënyrë demokratike të pranonin që t’u njohin shtetasve shqiptar barazinë sociale, politike, nacionale, qytetare dhe shtetërore në tokat e tyre, kjo do të ishte ajo politikë që do të nxirrte nga pellgu i pafund këto vende ballkanike. Kjo do të shërbente si një faktor i rëndësishëm për ekzistencën e Malit të Zi , Serbisë ,Maqedonisë dhe Greqisë.
Me barazi të plotë në çdo fushë, pa dhunë dhe diskriminim midis të gjitha nacionaliteteve që bashkëjetojnë . Shqiptarët që jetojnë në trojet e veta, nuk kërkojnë asgjë më tepër, ata duan të trajtohen të barabartë. Në qoftë se kjo politikë diskriminuese do të vazhdojë edhe në të ardhmen, atëherë shqiptarët do të kërkojnë t’i jepnin fund kësaj gjendjeje jo normale dhe do të kërkonin të ndaheshin. Pa asnjë hezitim e diskutim, kjo do të sillte shpërbërjen dhe zhdukjen nga harta evropiane të pushtuesve të tokave shqiptare Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë dhe Greqisë. Do të ishte mirë që qeveritarët të nxirrnin përfundime pozitive nga qëndrimi realist i qeverisë shqiptare që ishte i vetmi shtet dhe komb fqinj i malazezëve,serbëve, maqedonasve e grekëve që u njohu ekzistencën e kombit dhe të shtetit. Në barazinë e plotë midis popujve qëndron edhe formula e stabilitetit të brendshëm të Ballkanit. Në qoftë se nuk kuptohet realisht kjo gjë, atëherë pasojat do të jenë më të mëdha me përmasa katastrofale.
Një komb, një shtet është një devizë që dëgjohet gjithandej nëpër shqiptarë, nga të gjitha trojet etnike. Si e tillë , ajo ka si filozofi bazë bashkimin e shqiptarëve kudo që janë pa fyer ndokënd e aq më tepër pa kërcënuar njeri, por duke zbatuar në vetvete një mentalitet evropian si është pikë së pari integrimi mes veti dhe më vonë me popullsitë e tjera në rajon. Në këtë 101 vjetor të pavarësisë,në fakt gjithandej nëpër trojet shqiptare po diskutohet shumë për bashkim kombëtar, për figura të rëndësishme historike që kanë kontribuar për të realizuar ëndrrën e shqiptarëve në rajon për t`u integruar më mirë mes tyre. Si rezultat edhe pse e copëtuar ,
Shqipëria nuk humbi në detin e hordhive të vendeve fqinjë por u bë shtet më vete duke krijuar premisat që të shërbente si një vend i shenjtë për gjithë shqiptarët në rajon. Mësimi nga kjo e vërtetë politike duhet të mbizotërojë në dialogun e sotëm mes partive dhe udhëheqësve politikë kur deklarohen dhe vendosin të veprojnë bashkë për të festuar 101 vjetorin e Pavarësisë.
Të gjithë ata burra të urtë që nënshkruan aktin e pavarësisë, me siguri janë sakrifikuar aq shumë për pasardhësit e tyre. Mesazhi im për qytetarët e të gjithë Shqipërisë është: Në vend të ndarjeve kërkoni te njëri-tjetri dhe kultivoni te fëmijët tuaj bashkimin dhe dashurinë për jetën e përbashkët. Sepse,ndarja na izolon dhe na mban peng për të ardhmen , ndërsa dashuria për njëri-tjetrin na nderon, bashkon dhe sjell ditë më të mira, ndaj ajo duhet vlerësuar dhe ruajtur si një nga nevojat dhe vlerat tona më të mëdha. Le t`i bëjmë të ndihen mirë qoftë dhe njëherë në festën e tyre, duke qenë të bashkuar në festime si dikur në Kuvendin e madh Kombëtar në Vlorë më 28 nëntor 1912. /2LONLINE/