/2L ONLINE/ – Ushtruesi i detyrës së ministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, gjatë vizitës që i ka bërë sot me bashkëpunëtorët e tij komunës së Vitisë, është pritur nga kryetari Sokol Haliti, me të cilin ka nënshkruar një marrëveshje për bashkëfinancim të një projekti në këtë komunë.
Ky projekt që ishte premtim i Qeverisë së Kosovës në bashkëpunim edhe të Ministrisë së Financave që parasheh rregullimin e Lumit Morava dhe arterieve që derdhen në të, duke përfshirë edhe përroskat ku bënë pjesë edhe lumi “Gelbush” që ka paraqitur problem të herë pas hershme bujqve të asaj pjese.
Projekti që u nënshkrua sot mes ministrit Shala dhe kryetarit Haliti, kap shumën 100.000 euro.
Kryetari Haliti ka theksuar se me këtë donacion të Qeverisë së Kosovës, do të arrihet të zgjidhet një problem shumë i theksuar, që do të ndikoj pozitivisht në krijimin e kushteve për bujqit në zonat ku shtrihet lumi Morava dhe përroskat që derdhen në të.
Pas takimit ata kanë vizituar edhe lumin Morava për tu njoftuar më për së afërmi me gjendjen faktike të këtij lumi. /2L ONLINE/