Ismajl KURTESHI, deputet
/2L ONLINE – Gjendja në arsim dhe kulturë para 100 dite ka qen e rënd. Gjatë këtyre 100 dite, në këta dy sektor, kanë ndodh ndryshime që gjatë do të mbahen në mend. Bazuar në informatat e Ministrisë së Arsimit rreth 5300 nxënës i kanë lëshuar shkollat, kjo i bie që tani pas 100 dite, realisht t’i kemi 10 shkolla më pak.
Në kulturë gjatë këtij 100 ditshi një dramë po ndodh, por jo në skenë. Për shkak të gjendjes së papërballueshme aktorët e teatrove ta disa qyteteve janë detyruar ta zgjedhin, rrugën ata janë në grevë.
Kurse zhgënjimi i rinis i shtresuar me vite, për shkak të mungesës së perspektivës, po i afrohet pikës së vlimit.
Tash disa fjalë për programin e Qeveris. Karakteristik e këti Programi të Qeverisë që ka ardhur në Kuvend tani kur ka kaluar 1/5 e këti mandati, janë frazat si: “Qeveria synon…”, “Qeveria do të angazhohet…”, “Qeveria zotohet…”, “Qeveria ju siguron dhe garanton…” e kështu me radhë, pa i përcaktuar afatet kohore, bartësit konkret dhe mënyrën se si do të i bëjë synimet e saj realitet, dhe pa nda fonde për pjesën më të madhe të synimeve, angazhimeve dhe garancive të saj.
Në programin për arsim, përveç tjerash në këtë dokument thuhet se “Qeveria do të angazhohet për ndërtimin e një sistemi arsimor gjithëpërfshirës” kjo ta krijon përshtypjen se qeveria ka harruar se sistemi i arsimit në Kosovë është gjithëpërfshirës . Pastaj thuhet: “Qeveria angazhohet ta trajtoj arsimin si një prioritet themelor…” shtrohet pyetja se a nuk ka qen arsimi prioritet, së paku në programet e qeveritarëve?
Kur flitet për reformat në arsim nuk përmendet fare shkolla fillore (nga klasa e parë deri në klasën e pestë), kurse shkolla e mesme e ulët (nga kl. VI – IX) përmendet vetëm me këtë fjali, “… Arsimi i mesëm i ulët do të jetë bazë për orientim në arsimin e mëtejmë të nxënësve. Kjo që thuhet në kuadër të reformave nuk ka të bëjë fare me reforma. Sipas kësaj që po e shohim del se në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët nuk do të ketë reformë edhe pse janë konstatuar shumë defekte në këtë nivel të arsimit.
Njeri ndër planet konkrete të Qeverisë është ndërtimi i Universitetit të shkencave Bujqësore në Rahovec, pa dhënë asnjë arsyetim për këtë zhvendosje.
Rritja e përqindjes së përfshirjes së fëmijëve në edukimin parashkollor dhe hapja e paraleleve para-fillore është synim që duhet të përshëndetet, sidomos atëherë kur të na thuhet për sa do të rritet kjo përfshirje pasi që aktualisht në këtë aspekt jemi më keq se Zimbabvea.
Qeveria ndarjen e fondeve për stimulim përherë të parë në këtë dokument e përmend kur bënë fjalë për nivelin universitar, për studentët që studiojnë degë të rëndësishme për zhvillimin e vendit, si që janë: shkencat ekzakte, inxhinieria, mjekësia etj. në të njëjtën kohë pjesa më e madhe e mjekëve të ri na ikin në Gjermani pasi që këtu nuk gjejnë punë. As profilet tjera nuk mund të gjejnë punë lehtë. E të pa punët vështir se mund të kontribuojnë në zhvillimin e vendit.
Kjo Qeveri, që synon t’i stimuloj doktoraturat, shpesh nuk i kryen obligimet e saja ligjore ndaj filloristëve. Shpesh qeveria nuk i paguan shpenzimet për udhëtimin e nxënësve të shkollës fillore që jetojnë mbi 4 kilometra larg shkollës.
Qeveria po na garanton se do ta rrit cilësinë në arsim duke e përshpejtuar procesin e licencimit të arsimtarëve, furnizimin e shkollave me internet e kështu me radhe. Por përshpejtimi dhe cilësia janë larg njëra tjetrës, në këtë kontest nuk përmenden laboratorët, puna praktike, mbikëqyrja e punës, e kështu me radhë që ndikojnë në ngritjen e cilësisë.
Për sigurimin e rezultateve reale Qeveria planifikon vlerësim të jashtëm. Qeveria e di se vlerësimi i jashtëm ka ndodh edhe në të kaluarën por nuk ka siguruar vlerësim real.
Qeveria synon t’i shndërroi universitetet në gjenerator të zhvillimit ekonomik por nuk na tregon si do ta arrij këtë synim.
Ajo që nuk u përmend në programin e Qeveris është mësimi në gjuhën serbe, me plan-programe të Serbisë, që financohet nga buxheti i Kosovës, por për Kosovën mësohet nga këndvështrimi i politikës hegjemoniste të Serbisë. Sipas këti dokumenti Qeveria as nuk synon, as nuk angazhohet me e ndryshuar këtë gjendje të pa pranueshme për çdo qeveri normale.
Dukurit e shumta negative në fushën e arsimit si falsifikimi i diplomave, analfabetizmi funksional, mungesa e sigurisë në shkolla, bastoret e kafiterit afër shkollave, përdorimi i alkoolit, drogës e dukuri të tjera negative brenda shkollave, si duket nuk po i bëjnë përshtypje Qeverisë.
Qeveria në programin e saj nuk i ka përmendur fare Institucionet private të arsimit sikur ato të vepronin në një kontinent tjetër, edhe pse në këtë segment ka probleme të shumta që kërkojnë zgjidhje të shpejt, si që është cilësimi i falsifikuar si universitete të kolegjeve private, cilësia e ulët, regjistrimi i studentëve me vonesë etj. Pjesa më e madhe e këtyre problemeve janë të shkaktuara kryesisht me fajin e Qeveritarëve, ku shumë prej tyre edhe vetë po përfitojnë mirë nga këto institucione ku janë të angazhuar, prandaj edhe po heshtet.
Duke e pas parasysh angazhimin e gjysmës së qeveris në procesin mësimor në shumë institucione arsimore. Mos mbajtjen e mësimit me rregull, nuk kemi pritur të trajtohet në këtë dokument qeveritar.
Qeveria në këtë dokument nuk është marr fare me problemet e personave me nevoja të veçanta, kurse bashkatdhetarët tanë në diasporë që kanë nevojë për organizimin e mësimit të gjuhës amtare, historisë, gjeografisë dhe të kulturës kombëtare i përmend shkarazi pa ofruar zgjidhe konkrete.
Programi për kulturë fillon me premtimin se Qeveria do të vazhdoj të rrisë buxhetin për institucionet publike të kulturës. Nëse vazhdohet si gjer më tani, për ata që e kanë përcjell gjendjen në kulturë, mesazhi është i çart, pra nuk do të ketë përmirësime në këtë fushë të rëndësishme të jetës. Për shkak të mungesës së investimeve jeta kulturore është shumë e varfër, e artistët janë në gjendje të mjerë. Aktualisht aktorët e teatrove të disa qyteteve janë në grevë, shumë qyteteve ju mungojnë galeritë e artit, shumica e sallave të kinemave tani më janë privatizuar, ansamblet amatore aktivitetet e tyre i zhvillojnë kryekëput në baza vullnetare, trashëgimia kulturore ka mbetur në duart e fatit. Botimi i veprave letrare kryesisht bëhet me donacione të kompanive të ndryshme ose me shpenzime të vet autorëve.
Kalendari i Përbashkët Kulturor me Republikën e Shqipërisë është iniciativë e mirë që nëse zbatohet duhet përshëndetur.
Është mirë që për të rinjtë planifikohet ndërtim i shtëpive të rinisë nëpër komuna por kjo nuk mjafton. Të rinjtë kanë nevojë për ndërtimin e perspektivës në këtë vend për çka duhet të angazhim shumë serioz u Qeverisë.
Ky Program i Qeveris, që është sjell në Kuvend për të na njoftuar me te, e jo për të debatuar në lidhje me te, sikur Kosova të jenë pronë private e kësaj Qeverie, është dëshmi e fort se kjo Qeveri nuk ka program. /2L ONLINE/
/Fjala e Ismajl Kurteshit në Kuvendin e Kosovës/